MASHT-i ndëshkon administruesit e papërgjegjshëm të Testit të Maturës

Aktuale May 30, 2018 - 16:50
Lexoni më shumë detaje

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka bërë të ditur se ka marrë vendim për ndëshkimin e administruesve të papërgjegjshëm të Testit të Maturës Shtetërore, raporton “Zeri.info”.

Përmes një komunikate për media MASHT-i ka bërë të ditur se vendimi është marrë për largimin e përhershëm të angazhimit në testin e Maturës Shtetërore për disa administrues të testit, të cilët janë treguar të papërgjegjshëm gjatë kryerjes së punës për të cilën janë angazhuar në testin e Maturës Shtetërore 2018, raporton “Zeri.info”.

Ky është vendimi që ka marrë MASHT-i:

 

Image