Tronditet Serbia: Sheshel paralajmëron vrasjen e Vuçiqit

Aktuale May 29, 2018 - 10:41
Lexoni më shumë detaje

Lideri i Partisë radikale serbe, Vojisllav Sheshel, ishte në qendër të vëmendjes muajin e fundit, ai fillimisht përdhosi flamurin kroat dhe shau delegacionin e Kroacisë në Beograd e pastaj duke qenë faktorë në ndalimin e deputetëve kosovarë pas një ftese nga Nenad Canak në një takim ndërparlamentar në Beograd.

Vojisllav Shesheli bëri një paralajmërim të frikshëm sot për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. 

Udhëheqësi i SRS-së thotë se presidenti serb Vuçiq është në rrezik pasi atë duan ta vrasin, shkruan Kurir.rs, transmeton Gazetametro.net.

“Dikush dëshiron ta helmojë ose ta shkatërrojë me rrëzimin e një avioni ku do të jetë ai ose helmim me ushqime”, tha Sheshel.

Sheshel ka përmendur edhe vrasjet e mëhershme që kishin ndodhur ndaj liderëve serbë. Ai ka shtuar se Vuçiq duhet të ketë kujdes nga këto paralajmërime.

“Gjatë 150 viteve të fundit, princi, mbreti, ministri dhe kryeministri janë vrarë dhe presidenti ka mbetur”, shton Sheshel.