Hoti: Diplomacia kosovare ka dështuar në njohje, po përkujdeset për imazhin e Thaçit

Aktuale May 29, 2018 - 10:34
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar diplomacinë kosovare, shkruan “Zeri.info”.

Sipas tij, diplomacia kosovare tashmë ka kaluar në defanzivë dhe se e vetmja gjë që është duke u kujdesur ajo, është që të ruaj imazhin e presidentit Hashim Thaçi.

Hoti po ashtu në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sukses i dimplomacisë kosovare mund të konsiderohet vetëm parandalimi i tërheqjeve të njohjeve dhe se as që bëhet fjalë për njohje të reja, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Hotit pë ndërhyrje:

DIPLOMACIA E KOMPROMETUAR E SHTETIT TË KOSOVËS

Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defanzivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit. Krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.

Disa vende kanë dhënë shenja se do ta ri-shqyrtojnë njohjen e Kosovës.

Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve.

Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse.

Kjo është diplomacia e Kryeministrit Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Veseli, si dy partnerët kryesorë të koalicionit.

Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë. Diplomacia e Kosovës duhet të kthehet në funksion të shtetit të Kosovës.

Ata që i duan të mirën këtij vendi duhet të bëhen bashkë dhe të mbështesin LDK-në dhe partnerët e saj për të ndaluar degradimin e shtetit të Kosovës.