Zemaj: Shumica e LDK-së, kundër Thaçit si udhëheqës i dialogut

Aktuale May 28, 2018 - 23:18
Ja çfarë ka thënë tjetër ai

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian

Zemaj është pyetur  nëse partia e tij do ta mbështesë presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të palës kosovare në dialog me palën serbe.

Ai ka thënë se LDK ende nuk ka marrë vendim rreth kësaj çështjeje. “Do ta shohim interesin e vendit”, është shprehur ai.

Megjithatë, Zemaj ka thënë në T7 se shumica e LDK’së nuk e konsideron Thaçin figurë unifikuese – dhe beson se si i tillë ai nuk e meriton t’i udhëheqë bisedimet.