Milaim Zeka demanton lajmin për kidnapimin e tij

Aktuale May 28, 2018 - 17:05
E Fundit

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka demantuar lajmin për rrëmbimin e tij duke e quajtur kështu lajm të rrejshëm, transmeton  “Zëri.info”.

Këtë njoftim ai e ka bërë në rrjetin e tij social “Facebook”, teksa ka shtuar se lajmi nuk është aspak i vërtetë dhe se këto kanë qenë dyshime të policisë .

 Ja njoftimi i plotë i tij :

Lidhur me lajmin e rrejshëm se gjoja dikush ka tentuar te me kidnapoi me datën 17.

Lajmi nuk është aspak i vërtete. Policia ka pasur dyshime për një makine, rasti është ne polici, dhe policia po merret me te.

Falënderoje Policinë e Kosovës për reagimin profesional dhe korrekt. /ZERI