Sheshi i Prishtinës ‘mbulohet’ nga mbeturinat

Aktuale May 26, 2018 - 23:26
Lexo detajet

Pas finales së madhe të Championsit që u zhvillua sonte në Kiev të Ukrainës mes Real Madrid dhe Liverpool, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ishin mbledhur për ta shikuar këtë ndeshje qindra qytetarë, shkruan “Zëri.info”.

Pas shpërndarjes së turmës së qytetarëve me të përfunduar loja, sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet ngjanë në një deponi mbeturinash ku vërehet mungesa e koshave të mbeturinave në këtë pjesë të qytetit.

Ndërkohë pritet që ky grumbullë i mbetur i tyre të largohet nga kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Prishtinës.

Për më shumë shikoni fotografitë më poshtë. /Zëri

Image 
Image 
Image