Juniku promovohet nga gazetarë korean

Aktuale May 25, 2018 - 18:41
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Të mërkurën në Junik kanë qëndruar gazetarë të mediumeve më të mira nga Korea e Jugut, shkruan “Zëri.info”.

Junikasit që ndryshe njihen edhe për mikëpritje dhe bujari, veçori kjo shumë e çmuara në industrinë e turizmit kanë mirëpritur turistët e huaj.

Ata janë pritur po ashtu edhe nga kryetari i kësaj komune Agron Kuçi me bashkëpunëtorët e tij. 

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte promovimi i potencialeve turistike që ofron Juniku dhe Kosova për turistët nga Koreja e Jugut.

Ky grup i turistëve kanë vizituar Kullat e Junikut, parkun Moronica, lumin Erenik  si dhe janë ushqyer me ushqime tradicionale vendase.

Ndryshe, motoja e Junikut është “Juniku vërtet unik”./Zëri/

Image  
Image
Image 
Image 
Image 
Image