Kosova përfaqësohet në 'Terra Madre Balkans'

Aktuale May 25, 2018 - 16:17
Lexo detajet

Slow Food Dukagjini përfaqësoi Kosovën në Edicionin e 5-të "Terra Madre Balkans", transmeton “Zëri.info”.

Ky edicion që bashkoi komunitete gastronomike nga Evropa Juglindore, u zhvillua në kryeqytetin e Bashkimit Evropian nga 21 deri 23 maj 2018.

Gjatë kësaj periudha u mbajt konferenca me tematikë “Potenciali i Ballkanit Perëndimor për zhvillim rural të qëndrueshëm si motor për integrimin në BE” dhe me 23 maj konferenca me titull “E ardhmja e trashëgimisë gastronomike të Ballkanit” ku  zbulojë më tej nevojat, kufizimet dhe potencialin e prodhuesve artizanalë të Ballkanit për t’u shtuar vlera ushqimeve të tyre nëpërmjet, Skemës së Cilësisë së BE-së (PDO/PGI).

Konferenca u organizua në partneritet me DG Agri dhe do të mirëpritet nga Përfaqësimi i Përhershëm Bullgar në Bruksel.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, i cili po ashtu vizitojë produktet e Slow Food Dukagjini të prezantuara nga ekipi e këtij rajoni.

Në stendën e Kosovës u prezantuan produktet: djathi “Rugova- Drelaj”,  boronica “të thara dhe aguliçja (primula veris)” nga Agroprodukti sh.p.k., mjalti i bjeshkës nga Bletaria “Aldi” Prilep- Deçan, verërat “Stone Castle” Rahovec dhe fara të kungullit nga “TROI”. Përfaqësuesit e Kosovës ishin  në restorantin “Les Filles” në Bruksel me produkte autoktone Kosovare: djathi i “Rugovës”, mazë “Rugove” nga ferma dhe  Gueshouse “Ariu Reka Allages “-Rugove, boronica të thara  dhe aguliçe (primula veris Agroprodukt sh.p.k. , verë Stone Castle, ëmbëlsirë tradicionale nga Familja “Agusholli”-Pejë, ajvar dhe reqel të mjedrave të përgatitur në mënyrë artizanale nga anëtarët e Slow Food Dukagjini,) dhe  mjaltin e bjeshkës nga bletaria “Aldi “Deçan.

Slow Food Duakgjini u pwrfaqwsua nga pwrfaqwsues i Komunës së Pejës, Mehdi Mulaj, zyrtar për turizëm Virtyt Morina, nga ojq “Era Group”  Ellen Frank Lajqi, Luljeta Lipa dhe Era Hyseni anëtare të “Slow Food Dukagjini”, Nexhdet Shala profesor në Fakultetin e Agrobiznesit të Universitetit” Haxhi Zeka” në Pejë, kjo ekip falënderon  të gjithë prodhuesit.

Ky është edicioni i pestë i “ Terra Madre Balkans” – një rrjet që ka lëshuar rrënjë të thella në rajon me mijëra mbështetës, 24 Presidiume Slow Food, mbi 100 komunitete gastronomike, 50 shefa kuzhine dhe 15 programe edukative për të ushqyerit dhe shijen. Slow Food Dukagjini përfaqësoi Kosovën në Bruksel mesin e mbi 100 delegatëve nga 9 vendet Ballkanike(Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania dhe Serbia), 

Edicioni i pestë i Terra Madre Balkans u organizua nga Slow Food Balkans, së bashku me Anëtarë të Parlamentit Evropian nga Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, të cilët marrin pjesë në Delegacionet e PE-së për raporte me vende nga Ballkanin Perëndimor dhe u  mundësua me kontributin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësimit të Përhershëm të Republikës së Bullgarisë në BE.

Komuna e Pejës e ka mbështetur financiarisht ketë pjesëmarrje, ndërsa Lulja, Era dhe Nexhdeti kanë ndihmuar në gjetjen e produkteve. /Zëri/

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image