Krasniqi: PDK është kundër zgjedhjeve, por e gatshme për zgjedhje

Aktuale May 25, 2018 - 11:43
Detajet

Memli Krasniqi nënkryetar i PDK-së ka thënë se kjo nuk ishte tema për të cilën janë dakorduar në tryezat e kaluara. 

Sipas tij kjo tryezë është një shfryrje e VV-së ndaj qeverisë. 

Ai tha se PDK është kundër zgjedhjeve por janë të gatshëm për zgjedhje andaj ka ftuar opozitën që nëse i ka votat ta ngris mocionin raporton zëri.info "Kuvendi i Kosovës në 2018 ka pas seanca dhe orë punë më shume sesa cilindo vit më herët. 

Këto tryeza janë mënduar të jenë lehtësuese për punën e Kuvendit dhe besoj kemi treguar vullnet të mire. Ju sot keni thirre tryezë për të organizuar zgjedhje. 

Kuvendi vendos për zgjedhje dhe jo këto tryeza. 

Nëse ka një iniciativë serioze e cila e dim që sot për sot nuk ekziston. Në jemi kundër zgjedhjeve por jemi gati për zgjedhje. Për 45 ditë urdhëroni ngriheni mocionin", ka thënë Krasniqi. /ZËRI/