Imet Rrahman: Përurimet që po i bënë ministri Ismaili, janë punë e jona

Aktuale May 25, 2018 - 10:31
Rrahmani ka treguar se edhe projekti për investime në aparatura ka filluar në mandatin e tij.

Ish ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani ka thënë për “Zërin” se përurimi i hapësirave në Mjekimin Intensiv Qendror, të cilin e ka bërë dje ministri Uran Ismaili, ka qenë punë e ministrisë së kaluar.

“Çdo ditë që po kalon, gjithnjë e më shumë po dëshmohet puna e mirë që ne kemi bërë sa kemi udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë. Edhe përurimi i fundit i hapësirave të reja të Mjekimit Intensiv Qendror është produkt i krejt aktivitetit tonë, kësaj radhe me TIK-an Turke. Krejt procedurat janë kryer në vitin 2016 kur edhe kanë filluar punimet”, ka thënë ai.

Rrahmani ka treguar se edhe projekti për investime në aparatura ka filluar në mandatin e tij.

 “Po e përmendi edhe Projektin prej afër 50 milionë euro për investime në aparaturë që e kemi kaluar në Këshillin Nacional për Investime strategjike. Projekt ky që ia mundëson qeverisë marrjen e kredisë për aparaturë në SHSKUK.  Ende jemi në pritje që të shohim një projekt të ri që normalisht do të duhej ta fillon qeveria e re”, ka theksuar ai.

Sipas tij, ai ka menaxhuar me një sektor tejet problematikë dhe pa përkrahjen e duhur, por siç ka thënë, kanë bërë më shumë se të gjithë për dy vjet e gjysmë mandat.