Aktuale

A do të shkojë Haziri përkrah Thaçit në dialog me serbët?

A do të shkojë Haziri përkrah Thaçit në dialog me serbët?
24 maj 2018 • 22 : 19

Tregon nënkryetari i LDK'së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të përfshihet në dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se vetë ai mund ta përfaqësojë LDK’në në dialogun që do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, në Bruksel.

Ai ka shtuar se nuk është kundër që të marrë pjesë në bisedime me palën serbe, përkrah presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.


“Nëse LDK’ja vlerëson të më delegojë... do të shkoj”, ka thënë Haziri në T7.

Ai ka kujtuar se tashmë po e përfaqëson partinë “në të gjitha tavolinat, tryezat ku po flitet për dialogun”.

LDK “nuk i frikësohet sfidave të rënda”, është shprehur ai.

© zëri.info