Këta janë dy nënkryetarët e PSD-së dhe 13 anëtarët e rinj të Kryesisë

Aktuale May 24, 2018 - 21:38
Detajet

Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka zgjedhur dy nënkryetarët e saj. Në këtë post që nga dita e sotme do të jenë Dukagjin Gorani dhe Qëndron Kastrati.

Po ashtu në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PSD-së janë zgjedhur 13 anëtarët e kryesisë, pjesë e së cilës do të jenë edhe Dardan Molliqaj dhe Dardan Sejdiu.
Adonis Tahiri, Aliisa Hasani, Belgzim Kamberi, Besa Baftiu, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Donika Çapriqi, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Gurjeta Zeka, Nol Nushi, Teutë Rrusta, Vala Peshku dhe Zgjim Hyseni, raporton Gazeta Blic

Udhëheqjen e kësaj partie tashmë e ka Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës. Nënkryetar i parë i PSD-së është Visar Ymeri dhe sekretare e partisë, Aida Dërguti.

Me zgjedhjen e dy nënkryetarëve të rinj dhe anëtarëve të kryesisë, kjo parti pothuajse ka kompletuar strukturat udhëheqëse të saj.

PSD udhëheq me komunën e Prishtinës dhe Kamenicës, dhe i posedon 12 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ani pse fitoren e këtyre pozitave e kishin bërë si kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, nga parti e cila u larguan kohë më parë.

Komunikata e plotë e PSD-së

Sot Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate zgjodhi kryesinë e re dhe dy nënkryetarë. Në kryesinë tonë 40% e anëtarëve janë gra dhe vajza, ashtu siç e përcakton edhe statuti i partisë. Anëtarët e zgjedhur të kryesisë janë:

Adonis Tahiri
Aliisa Hasani
Belgzim Kamberi
Besa Baftiu
Dardan Molliqaj
Dardan Sejdiu
Donika Çapriqi
Driton Çaushi
Frashër Krasniqi
Gurjeta Zeka
Nol Nushi
Teutë Rrusta
Vala Peshku
Zgjim Hyseni

Dy nënkryetarët e zgjedhur:
Dukagjin Gorani
Qëndron Kastrati

Struktura e re e socialdemokratëve, që kombinon dijen teorike, përvojën politike, ekspertizën dhe përvojën qeverisëse, do t’i japë fuqi socialdemokracisë në Kosovë duke e shndërruar Partinë Socialdemokrate në faktor të rëndësishëm politik në vendin tonë.