Haradinaj: Vrasja e 14-vjeçarit është veprim jonjerëzor

Aktuale May 24, 2018 - 18:44
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Pas lajmit se një baba në Kamenicë, ka vrarë djalin e tij 14-vjeçar duke e rrahur me një shkop druri, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton “Zëri.info”.

Haradinaj, ka thënë se vdekja tragjike e 14-vjeçarit nga Kamenica është lajm i trisht, veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje. Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cënim!

Kujtojmë se gjatë ditës se sotme po ashtu është mësuar se arsyeja e kësaj vrasje, ishin 1 mijë euro. /Zëri/