Hoti: Të dakordohemi për datën e zgjedhjeve

Aktuale May 23, 2018 - 11:27
Detajet

Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka deklaruar se të premten do të bëhet e qartë kërkesa dhe insistimi i LDK-së për datën e zgjedhjeve dhe veprimet që do të duhet të ndërmerren që të mos paralizohen institucionet vendore, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ai në një intervistë për “Zërin”, ka thënë po ashtu se opozita nuk do të mund të funksionojë nëse nuk ka alternativë më të mirë se sa koalicioni qeverisës.

Zëri: LDK-ja tash e disa muaj është duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, a mendoni se ka vullnet të partive tjera për zgjedhje?

Hoti: Janë mbajtur dy tryeza, të cilat i kemi iniciuar. Të premten kërkesa jonë dhe insistimi ynë do të jetë i qartë se vendi është në krizë institucionale, duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve dhe për veprimet që duhet të ndodhin e që të mos paralizohen institucionet e vendit. Partitë e opozitës mund ta arrijnë një marrëveshje, sepse ndryshe opozita nuk mund të funksionojë nëse nuk ka për qëllim dhe nuk ka ndonjë alternativë më të mirë sesa koalicioni ekzistues, por të shohim mënyrën se si po sillen këta në koalicionin qeverisës. Duke insistuar që të vazhdohet më tutje me këtë formë të qeverisjes është vështirë të arrihet një marrëveshje, por ne do t’i ndjekim rrugët tona kushtetuese dhe ligjore./ZËRI