Prej nesër ndryshim i temperaturave

Aktuale May 18, 2018 - 13:17
Lexo detajet

Meteorologët parashikojnë se në vendin tonë nesër do mbajë mot me shi, me mundësi për bubullima. Njëjtë pritet të jetë dhe gjatë vikendit, përcjell kështu edhe fillimi i javës së ardhshme, përcjell  gazetametro.net.

Temperaturat e ajrit gjatë kësaj periudhe do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 12C, ndërsa maksimalet nga 20C deri në 24C.

Parashikim më i detajuar nga data sot deri më 23 maj.

18.05.2018 – Përgjatë fundjavës mbi vendin tonë do të shtrihen zona jostabile ndërmjet dy fushave të presionit të ulët mbi Europën verilindore dhe Afrikën veriore, që ditën e shtunë mund të sjellin reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.

Derisa në fillim të javës fusha anticiklonike të Azoreve do të depërtojnë mbi Europën qëndrore, mbi vendin tonë, fushat e presionit të ulët mbi Afrikën veriore dhe masa të ngrohta e të lagështa nga Mesdheu, do të kushtëzojnë mot jostabil me zhvillime të shtrëngatave sidomos gjatë orëve të pasdites.

18.05 – Sonte gjatë mbrëmjes dhe natën priten reshje të dobëta shiu.

19.05 – Reshjet e shiut vende-vende do të vazhdojnë edhe herët në mëngjes. Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.

20.05 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.

21.05 – Mot kryesisht me vransira. Herët në mëngjes riga lokale shiu, e pasdite reshje lokale shiu me bubullima.

22.05-23.05 – Mot kryesisht me vransira. Orëve të pasdites priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Të martën në mëngjes në ultësira mundësi për mjegullinë.

TABELA E TEMPERATURAVEImage

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale./gazetametro/