Aktuale

Destani: Diaspora zëri jonë më i fuqishëm

Destani: Diaspora zëri jonë më i fuqishëm
18 maj 2018 • 11 : 40 Foto: Laura Hasani

Lexo detajet

Lazim Destani, Drejtor Gjeneral i Ecolog International nga Maqedonia, mysafir në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për diasporën, tha se diaspora e secilit vend paraqet zërin më të fuqishëm të vendeve raporton "Zeri.info".

"Në përgjithësi diaspora në çdo vend ka luajtur rol të veçantë në zhvillime të vendit nëpër të cilat kalojmë. Në rastin tonë diaspora jonë ka qenë zëri më i fuqishëm në çështjen kombëtare ndërsa sot mund të luaj rol edhe në zhvillim ekonomik dhe përparim të vendit tonë", tha ai.

Destani tha edhe se diaspora paraqet faktor të rëndësishëm në të gjitha fushat.

"Diaspora ka folur sa herë që kombi ka pasur nevojë dhe vazhdon të flas çdo ditë e më shumë. Unë i kam përjetuar zhvillimet tona gjithandej dhe e di se sot diaspora me arritjet e saja paraqet faktor të rëndësishëm kombëtar e me këtë të gjithë ne krenohemi", theksoi ai.

Destani mes tjerash tha se ne sot nuk eksportojmë vetëm fuqi punëtore nga diaspora por edhe kapacitet intelektual.

Në fund ai e përfundoi fjalimin e tij me fjalët "Le të i bëjmë trojet tona ashtu siç i shohim në perëndim, të kaluarën nuk e ndryshojmë dot por e ardhmja është në duart tona"./Zeri

© zëri.info