Haradinaj thotë se pati takim të frytshëm me Macronin

Aktuale May 17, 2018 - 12:09
Lexoni më shumë detaje

Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj i cili së bashku me presidentin Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po e përfaqësojnë Kosovën në Samitin e Sofjes, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka bërë të ditur se janë takuar me presidentin frances, Emmanuel Macron.

Haradinaj tha se në këto 20 vitet e fundit, Franca ka bërë shumë për Kosovën, raporton “Zeri.info”.

Postimi  i plotë i Haradinajt:
 

Në margjinat e Samitit të Sofjes, një takim i frytshëm me Presidentin francez, Emmanuel Macron, ku bashkë me presidentin Thaçi po e përfaqësojmë Kosovën.

Franca në 20 vitet e fundit ka bërë shumë për Kosovën dhe tani, derisa po bëhemi gati për tu bashkuar me familjen europiane, ky raport duhet të thellohet më shumë në të gjitha fushat me synim të vetëm përmbushjen e kushteve dhe standardeve evropiane përgjatë procesit integrues.

Kosovës nuk do t'i mungojë në asnjë rrethanë përkushtimi dhe vendosmëria në rrugëtimin e saj drejt BE-së.