Aktuale

Thaçi: Macron dhe Merkel, promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Thaçi: Macron dhe Merkel, promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE
17 maj 2018 • 11 : 40

Lexoni më shumë detaje

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Samitin e Sofjes, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Përqafim i ngrohtë Rama -Vuçiq në Samitin e Sofjes (FOTO)

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, presidenti Thaçi ka thënë se presidenti francez dhe kancelarja Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, përcjell Zeri.info.

LEXO EDHE: Thaçi kërkon mbështetjen e Italisë për integrimet evropiane

“Bashkë me kryeministrin Haradinaj kishim një bisedë shumë të mirë me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili bashkë me kancelaren Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me vizionin dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë shpresë të gjitha vendeve tona. Franca e ka mbështetur popullin e Kosovës në gjithë rrugëtimin tonë të gjatë për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në forcimin e perspektives euroatlantike”, ka shkruar Thaçi.

Image

 

© zëri.info