Aktuale

Ahmeti: Kunxhat shpëtuan dhjetëra qytetarë

Ahmeti: Kunxhat shpëtuan dhjetëra qytetarë
17 maj 2018 • 10 : 54

Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas një aksident trafiku në rrugën “Rexhep Luci”, raporton "Zeri.info".

Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka vlerësuar se po të mos ishin pengesat antiparking (kunjat) ky aksident do të ishte më i rëndë.

LEXO EDHE: Aksident në qender të Prishtinës (FOTO)

“Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë). Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë”, ka shkruar Ahmeti. /Zëri/

 

© zëri.info