Automjetet bllokojnë stacionin e autobusëve te Katedralja (FOTO)

Aktuale May 16, 2018 - 17:38
Qytetarët e mllefosur me Policinë

Pothuajse çdo ditë qytetarët e Prishtinës hasin me të njëjtin problem, shkruan “Zeri.info”.

Në afërsi të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë, stacioni i autobusëve urban çdo ditë pune është i bllokuar nga veturat.

E për këtë, sapo kanë dërguar disa fotografi në adresë të redaksisë sonë disa qytetarë të cilët shprehen të mllefosur edhe me Policinë e Kosovës.

“Ku janë Policia. Ata po rrinë te shkolla atje po kujdesen për fëmijët, ama prindërit që po i lënë këtu veturat neve po na bllokojnë, po na detyrojnë me dalë ma larg me hyp në autobus”, ka thënë ky qytetar i mllefosur.

Ky qytetar thotë se për shkak të shkollës “Faik Konica” që gjendet në këtë pjesë, çdo ditë është e njëjta gjë.

Ai thotë se përpos fëmijëve, po rrezikohen edhe qytetarët e tjerë.

Image

Image