Skenari i Serbisë, bosnjëzimi i Kosovës

Aktuale May 16, 2018 - 07:48
Lexo detajet

Serbia po bën përpjekje që ta imponojë skenarin e bosnjëzimit të Kosovës dhe kjo nuk duhet lejuar. Kështu u tha dje në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG)  në Mitrovicë, me titull: Skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Pjesëmarrësit në konferencë vlerësuan se pavarësisht përparimeve të konsiderueshme të lidhura me integrimin e serbëve lokalë në sistemin kosovar dhe qetësimin e tensioneve etnike.

Kosova dhe Serbia deri në këtë ditë mbesin të bllokuara në kontestin e tyre politik dhe diplomatik në lidhje me shtetësinë e Kosovës dhe statusin e saj ndërkombëtar. 

LEXO EDHE: Kosova synon njohjen, Serbia ndarjen

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se do të ishte më mirë që të fillohet një dialog lokal dhe me banorë lokalë për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu, pa dallim etnie.

Duke aluduar në tendencën e përfaqësuesve serbë për ndërrim të territoreve, kryetari Bahtiri po ashtu potencoi se ndërrim të kufijve nuk do të ketë, ndryshe, siç u shpreh ai, i tërë Ballkani do të futej në një konflikt të hapur.

Sipas tij, serbët duhet të harrojnë bosnjëzimin e një pjese të Republikës së Kosovës dhe idenë e ndarjes.

“Dëshira e serbëve dihet se është ndërrimi i territoreve dhe ne nuk kemi nevojë të ndërrojmë territore, sepse të dy territoret janë shqiptare, të Kosovës dhe ne nuk kemi çka të këmbejmë në këtë drejtim. E keqja është se ata çdoherë, pjesa e veriut pra, duhet të marrë vendime në Beograd e jo nëpër komuna të cilat ne i kemi afruar për serbët që të qeverisin nëpër vendet ku ata banojnë dhe tani të fillojnë procedurat e tjera të zhvillimit të tyre politik për të dalë pastaj te tendenca që të bosnjëzohet një pjesë e Republikës së Kosovës”, theksoi kryetari Bahtiri.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, theksoi se dialogu është mënyra më e mirë për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Ai ka preferuar që të mos ekzagjerohet me emërtime, siç është quajtur tema e tryezës së sotme si “Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, duke bërë të ditur se kjo finale ka përfunduar qysh më 12 qershor të vitit 1999, kur Kosova përfundimisht ka fituar lirinë e saj.

Nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, ka përmendur mungesën e transparencës dhe çështje të tjera si mangësi të theksuara, ndërsa dialogun e ka quajtur joparimor dhe asimetrik, ku Kosova ka qenë vetëm temë dhe assesi palë.

“Gjashtë vjet ka dominuar agjenda e Republikës së Kosovës dhe në fund kemi arritur në situatën ku dy rezultate të këtij dialogu kanë qenë pajtueshmëria për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe krijimi i Listës Serbe si partner i Qeverisë për implementimin e agjendës së Serbisë në Kosovë”, u shpreh Mujka.

Në anën tjetër Afërdita Syla - Shehu, përfaqësuese e shoqërisë civile, e ka quajtur dialogun jotransparent, ndërsa vlerësoi se skenari më i pranueshëm i dialogut do të ishte skenari që do të pranohej më së shumti nga qytetarët.

Sipas saj, qytetarët asnjëherë nuk janë konsultuar rreth temave të dialogut, edhe pse marrëveshjet kanë reflektuar më së shumti tek ata.

Në këtë konferencë kanë diskutuar edhe shumë pjesëmarrës të tjerë, të cilët parashikuan