Haradinaj-ministrave: Koordinohuni me zëvendësministrat

Aktuale May 15, 2018 - 11:17
Lexoni më shumë detaje

Ka filluar mbledhja e Qeverisë e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Si pikë e parë Haradinaj përmendi takimin e djeshëm që pati me 74 zëvendësministrat e tij për punën e tyre të deritashme.

Ai u ka kërkuar ministrave që të bashkëpunojnë më shumë me zëvendësministrat dhe të iu japin më shumë punë pasi siç tha ai vetëm kështu mund të arsyetohet një numër kaq i madh i zëvendësministrave, raporton Zeri. Info. 

“Ajo qe kam kërkuar është që më i matë edhe efektet. Në raportin e ardhshëm pas gjashtë muajsh. E kam një pyetje për ministrat nëse mundeni të koordinoheni me ta më shumë. Sepse në fund ne mund të nxjerrim më shumë efekte për vendin. Edhe pse është një numër pra 74, prapë se prapë arsyeshmëria mund të argumentohet nëse këtyre u nxjerrim punë pra jepuni punë”, ka thënë Haradinaj. /ZËRI/