Daçiq flet për arrestimin e Gjuriqit në Prishtinë

Aktuale May 14, 2018 - 16:39
E Fundit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së  ka folur mes tjerash edhe  për arrestimin e politikanit serb, Marko Gjuriq raporton “Zeri.info”.

“Arrestimi i paligjshëm i Gjuriqit dhe zvarritja e tij më një shfaqje të orkestruar para njerëzve në  rrugët e Prishtinës ishte një arrestim i pa precendt dhePrishtina e arsyetoj këtë me atë se ai nuk ishte i lejuar të vizitoj në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

LEXO EDHE: A i zuri salla të gjithë zëvendësministrat në mbledhjen e sotme? (VIDEO)

Por sipas tij kjo gjë nuk është e vërtetë sepse sipas tij kjo vizitë ishte paralajmëruar në kohë.

Në këtë mbledhje mes tjerash pritet të flitet edhe për çështjet tjera që e preokupojnë Kosovën dhe Serbinë. /ZERI