Konfiskohen salsiçe të prishura në Prizren

Aktuale May 11, 2018 - 19:59

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tregoi se në një qendër të madhe tregtare në qytetin e dytë për nga madhësia në Kosovë janë konfiskuar salsiçe të prishura.

Haskuka nëpërmjet Facebook’ut tha se salsiçet janë konfiskuar pas raportimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve.

“Falë njoftimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve, sot kemi konfiskuar tre paketime me salsiçe të prishura, në një qendër të madhe tregtare në qytet”, shkroi Haskuka.

Kryetari i Prizrenit tha se inspektorët komunalë kanë konstatuar se salsiçet ishin me afat të skaduar.

 

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e ushqimit, të cilët kanë konstatuar se salsiçet janë me afat të skaduar dhe të krymbosura”, shkroi Haskuka.

Ai bëri të ditur se qendrës tregtare i është shqiptuar dënim, ndërsa salsiçet e prishura janë asgjësuar.

“Qendrës tregtare tek e cila është gjetur ky produkt, i është shkruajtur procesverbali dhe shqiptuar dënimi, ndërsa salsiçet janë asgjësuar nëpërmjet Ekoregjionit”, përfundoi Haskuka.