PE-ja paralajmëron politikanët kosovarë për vizat

Aktuale May 10, 2018 - 11:11
Lexoni më shumë detaje

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland pas takimit që ka zhvilluar me kryesinë e LDK-së, ka thënë se Kosova ka ende shumë punë për të kryer sa i përket liberalizimit të vizave.

Wieland u shpreh se Parlamenti Evropian insiston që të përmbushen kriteret, ndërkaq porositi që të mos bëhen premtime se çështja e vizave do të zgjidhet shumë shpejt.

“Shumë gjëra ende duhet të kryhen , po shoh që vendi ka bërë progres dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim vendin në gjërat të cilat duhet të kryhen. Nuk shoh ndonjë momentum që dokumenti për viza të vie në Parlamentin Evropian që të votohet. Parlamenti Evropian insiston që kushtet të plotësohen. I rekomandoj të gjithë që të mos bëjnë premtime për gjëra për liberalizimin e vizave që mund të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Wieland, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova gjatë ditës së djeshme nuk ka dhënë afat se kur do të hiqen vizat për Kosovën.