Votohet themelimi i Komisionit për Qeverinë

Aktuale May 08, 2018 - 15:34
DETAJET

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është votuar pro themelimit të Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë raporton "Zeri.info".

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se miratimi i këtij ligji është i rëndësishëm për vazhdimin e punës së Qeverisë së Kosovës raporton "Zeri.info".

"Ne kemi ndërtuar Qeverinë dhe kjo qeveri është ajo që është dhe po i kryen punët e veta. Ky ligj është i nevojshëm që të definohet numrin e ministrave, zëvëndësmintrave etj", tha Haradinaj duke iu kërkuar votën pjestarëve të Qeverisë për këtë ligj.

Ndërsa zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxha kërkoi që para se ky ligj të votohet të bëhet edhe analiza e kësaj cështjeje.

"Ky është projektligji për i rëndësishëm dhe duhet të kaloj edhe në Kuvend por duhet të bëhet edhe nje studim i fizibilitetit", tha Hoxha./Zeri