Gjenerali Orr premton mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës në Iowa

Aktuale May 08, 2018 - 15:31
Lexoni më shumë detaje

Timothy Orr, gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, në mbledhjen e sotme të Qeverisë iu adresua qeverisë së Kosovës me c'rast ka shprehur miqësinë e mirë mes dy vendeve, raporton "Zeri.info".

“Në emër të Qeverisë time shpreh kënaqësinë për miqësinë mes dy shteteve. Kjo është punë e njerëzve të Kosovës që kanë punuar bashkë me ne për të forcuar bashkëpunimin tonë”, tha gjenerali Orr.

Ai po ashtu tha se vizita e tij dhe e delegacionit të Iowas në Kosovë do të sjellë mundësi të reja për të rinjtë.

Edhe Haradinaj me këtë rast shprehu kënaqësinë për bashkëpunim mes dy shteteve./Zeri