Apostolova: Të rinjtë e Kosovës janë e ardhmja e vendit (VIDEO)

Aktuale May 08, 2018 - 12:11
Lexoni më shumë detaje

Ministria e Integrimit Evropian ka organizuar një bashkëbisedim me rininë me temën “Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës” me c'rast u tha se rinia e Kosovës është e ardhmja e vendit raporton "Zeri.info".

Në këtë diskutim pos një numër i të rinjve po marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha si dhe përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova.

Me këtë rast Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha tha se Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj drejt BE-së.

“Jemi të përkushtuar që ta vazhdojmë agjendën tonë drejt integrimit të Kosovës në BE. E ardhmja jonë është në bashkimin evropian por e ardhmja jonë nënkupton që të gjithë së bashku të punojmë për integrim”, tha Hoxha, raporton “Zeri.info”.

Në anën tjetër Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se të rinjtë e Kosovës janë shpresa e vendit

“Këtë vit do të ia kushtojmë ditën e Evropës të rinjve sepse ju jeni aseti më i madh i Kosovës kështu që ju duhet të jeni të përgatitur kur një ditë të jeni pjesë e BE-së. Ju jeni shpresa e Kosovës", tha Apostolova duke iu drejtuar të rinjve të Kosovës.

Ajo tha se të rinjtë do të bëjnë ndryshmin në Kosovë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli u shpreh i kënaqur për këtë eveniment, duke thënë se “Evropa dhe Bashkimi Evropian është një prioritet i joni sepse ne jemi evropian, jemi të vendosur të ecim fuqishëm në këtë proces. Ne jemi evropian askush nuk ka mundësi të na bëjë inferior për identitetin tonë. Do ndërtojmë standarde të larta evropiane”, tha Veseli, raporton “Zeri.info”.

Veseli po ashtu tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është vetëm një shans më shumë për ta.