Trendafilova reagon pas emërimit të Smith, ja çfarë kërkon nga ai

Aktuale May 07, 2018 - 13:37
Lexoni më shumë detaje

Edhe zyrtarisht Gjykata Speciale, sot ka emëruar Jack Smith në krye të Prokurorisë së Specializuar, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Emërohet kryeprokurori i ri i Speciales

Pas këtij emërimi ka ardhur edhe reagimi i kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, raporton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se Trendafilova e ka mirëpritur emërimin e Smith-it.

“I ofroj Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”, citohet të ketë thënë Trendafilova, raporton “Zeri.info”

Kryetarja Trendafilova shprehu gjithashtu mirënjohjen për punën e Kwai Hong Ip, Zëvendësprokurori i Specializuar, i cili ndërkohë bëri të mundur vazhdimësinë e punës në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kujtojmë se emërimi i Jack Smith ka ardhur pas dorëheqjes së kryeprokurorit David Schwendiman, gjykata Speciale, raporton “Zeri.info”.