Vetëvendosjes i bashkohen 180 anëtarë të rinj

Aktuale May 05, 2018 - 23:00
Lexo detajet

Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan i janë bashkuar gjatë ditës së sotme rreth 180 anëtarë të rinj. Ky subjekt politik përmes një njoftimi për media ka deklaruar se interesimi për anëtarësim në VV po rritet çdo ditë.

“Interesimi për angazhim e aktivizëm në Lëvizjen Vetëvendosjes dhe mbështetja për ne po shtohet gjithnjë e më shumë”.

“Në secilën ditë që kalon, Qendrat tona po bëjnë anëtarësime të reja e të shumta. Kësisoj, gjatë ditës së sotme në Gjilan u mirëpritën rreth 180 anëtarë të rinj, të cilët janë bërë pjesë e organizatës sonë këta katër muajt e fundit”, thuhet në njoftimin për media