Daçiq: Do të kërkojmë që në OKB të respektohet Rezoluta 1244

Aktuale May 04, 2018 - 08:44
Lexo detajet

Serbia do t’iu kërkojë të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB të respektojnë Rezolutën 1244 dhe të diskutojnë për Kosovën në sesionet publike të Këshillit të Sigurimit të OKB, që nuk duhet të hiqen.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryediplomati serb këto komente i bëri për Sputnik pasiqë Mbretëria e Bashkuar pritet të ndërmarrë një iniciativë për mbylljen e seancave për Kosovë brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së për publikun apo edhe ta shfuqizojë atë. /KlanKosova/