Pritja e ‘ngrohtë' e AAK-së, bashkon partitë politike të Kosovës
Në ceremoninë festive të përvjetorit të 18-të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishin të pranishëm zyrtarë të shumtë të partive politike në vend, raporton “Zëri.info”.
Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri mori pjesë së bashku me deputetët e GDP-së, Shqipe Pantinën dhe Faton Topallin, teksa përkrah ish-kryetarit të Vetëvendosjes qëndronte ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe zëvendëskryeministri, Dardan Gashi.
Ftesës për ahengun e përvjetorit të 18-të të AAK-së, iu kanë përgjigjur edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili si dhe deputetja, Ganimete Musliu.
Po ashtu i pranishëm ishte dhe kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj dhe deputetë tjerë nga ky subjekt politik.
Në këtë organizim janë bashkuar edhe deputetë nga radhët e Listës Serbe të cilët përmes fotografive të siguruara nga “Zëri.info”, shihen që po e shijojnë këtë event.
Edhe ish-deputetët, Ukë Rugova dhe Astrit Haraqija po e shijonin festën e organizuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj.
Mirëpo, jo të gjitha partitë e kanë pranuar pozitivisht ftesën e AAK-së për të qenë pjesë e kësaj feste.
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe të lëvizjes Vetëvendosje nuk janë parë të pranishëm në këtë festë. /Zëri/
