'Çështja me Listën Serbe ende nuk është e finalizuar'

Aktuale April 28, 2018 - 22:42
Lexo detajet

Pozicionimi i Listës Serbe në qeverinë Haradinaj është ende jo i sqaruar.

Dje edhe gazeta serbe Blic i ka kushtuar një artikull të veçantë të ardhmes së Listës Serbe në qeveri.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq kishte thënë për të përditshem serbe se janë ministra me mandat teknik.

“Ne jemi ministra në mandatin teknik. Nuk shkojmë në Qeveri”, ka thënë Teodosijeviq.

Njëjtë kishte deklaruar edhe Nenad Rikalo, ministri serb i Bujqësisë në qeverinë e Kosovës.

Por, qeveria në një përgjigje për lajmi.net deklaratat e ministrave serbë i kanë quajtur “interpretime personale”.

LEXO EDHE: SONDAZH: Vota juaj për kryeministër të ardhshëm të Kosovës do të ishte për:

Donjeta Gashi zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës tutje ka thënë për lajmi.net se situata me Listën Serbe ende nuk është e finalizuar.

“Edhe më herët e kemi sqaru për medie që çështja me Listën Serbe nuk është e finalizuar. Forma e përshkrimit të situatës ekzistuese është çështje e intepretimit personal”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.

Ndryshe edhe pse ministrat serbë nuk po marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë, ata po vazhdojnë të paguhen me rregull.