Reagon presidenti për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së

Aktuale April 28, 2018 - 16:40
E Fundit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar lidhur me arrestimin e pjesëtarit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke thënë kështu që Serbia po vazhdon po vazhdon me qasje armiqësore ndaj qytetarëve të komunitetit serbë në Kosovë, transmeton “Zëri.info”.

“Autoritetet në Serbi po vazhdojnë me qasjen e tyre armiqësore ndaj qytetarëve tanë të komunitetit serb, të integruar në institucionet e Republikës së Kosovës. Është shumë shqetësues arrestimi i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiq, nga policia serbe në vendkalimin kufitar të Konçulit”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Ai këtë arrestim e ka quajtur si veprim kundër të drejtave të njeriut dhe kundër vlerave evropiane.

LEXO EDHE : Kryeministri: Jam i shqetësuar me arrestimin e pjesëtarit serb të FSK'së në kufi me Serbinë

“Veprimet e tilla janë kundër lëvizjes së lirë, kundër të drejtave të njeriut, kundër vlerave evropiane dhe janë goditje e rëndë edhe ndaj përpjekjeve tona për fqinjësi të mirë. Për më tepër, këto veprime të policisë serbe vijnë vetëm pak ditë pasi liderët serbë kërcënuan pjesëtarët e FSK-së, qytetarë tanë të komunitetit serb, me arrestime vetëm pse janë pjesë e FSK-së, e cila shumë shpejt do të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Arrestimet dhe kërcënimet nuk mund të ndalin as procesin e transformimit të FSK-së dhe as rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka përfunduar shkrimin e tij Thaçi./ ZERI