Serwer: Vetëvendosjes i pëlqen Lista Serbe

Aktuale April 26, 2018 - 11:42
I kundërpërgjigjet Sveçla i VV-së

Daniel Serwer në tryezën e organizuar nga KIPRED tha se Vetëvensosje dhe Lista Serbe janë partitë që nuk e pranojnë Kushtetutën e Kosovës pasi tha se Vetëvendosjes i pëlqen Lista Serbe por siq tha ai po VV po luan me Beogradin.

"Vetëvendosjes i pëlqen Lista Serbe por po luajnë në fushën tjetër të lojës. Ata po luajnë me Beogradin si portier kryesor. Është vështirë të shihet nga perspektiva e Kosovës për VV por është e vërtetetë se ata po luajnë në fusha të ndrsyhme të lojës” tha tutje ai, raporton Zeri.

Ai tha se në një të ardhme edhe VV edhe Lista Serbe do të pranojnë Kushtetutën e Kosovës.

"Mund të shoh që Lista Serbe dhe VV do të pranojnë marrëveshjen fundamentale që është Kushtetuta," tha ai.

Por ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes Xhelal Sveqla i cili tha se nuk mund ta mbështesim një kushtetutë ku na kërkohet të pyetet armiku për çështje të mëdha të vendit raporton Zeri.info.

"Fatkeqësia e Kosovës është se po krahasohemi me vitin 1999 dhe aty kemi mbetë. Sa i takon problemeve me të cilat Kosova ballafaqohet vështirësia më e madhe është paradigma e nacionalitetit,” tha ai.

"Nuk ka dilema që VV e pranon shtetin e Kosovës por nuk do të thotë se duhet t’i pranojë edhe të metat e saj. Po thuhet se Beogradi nuk po lejon krijimin e ushtrisë e vërteta është që Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon atë. Kjo Kushtetutë na ka sjellë në situatë që të lusim armikun tonë për të na mundësuar krijimin e ushtrisë që të përdoret kundër armikut", tha ai.

Por Serwer tha se Kosova edhe për punën e ushtrisë duhet të negociojë para se Serbia të futet në BE.

"Unë nuk jam dikush që thotë se Kosova nuk duhet të ketë ushtri por mendoj që kjo çështje duhet të jetë pjesë e negociatave dhe gjithçka duhet të vendoset para se Serbia të hyjë në BE. Sepse më nuk do të ketë mundësi. Pra këto çështje duhet të përfundojnë para se BE-ja ta pranojë Serbinë", ka thënë ai./Zëri