Përfundon takimi mes partive, nuk diskutohet fare për zgjedhjet

Aktuale April 25, 2018 - 15:35
Lexo detajet

Para pak minutash ka përfunduar takimi i partive politike, i thirrur nga LDK, në të cilin ndër të tjera pritej të diskutohej edhe për zgjedhjet e parakohshme, raportin “Zëri.info”.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kryesuesi i këtij takimi, Agim Veliu, ka thënë se nuk është diskutuar për zgjedhje, porse ka bërë të ditur se partitë janë dakorduar që takimet e tilla të vazhdojnë edhe më tutje.

“Diskutuam problemet aktuale që na preokupojnë bashkërisht dhe është një fat i mirë që kësaj tryeze i janë përgjigjur të gjitha subjektet politike. Sot secila ka thënë këndvështrimin e vet. Në fund jemi marrë vesh që tryezat të fillojnë me një rotacion nga subjektet që janë të interesuara që të organizojnë tryeza. Këto tryeza do të vazhdojnë, ndoshta tryeza e ardhshme do të jetë në javën e ardhshme. Në këtë takim nuk i kemi ftuar të diskutohet për zgjedhje, por për të gjetur zgjidhje për çështjet që janë në interes të vendit”, deklaroi Veliu pas takimit. /Zeri