Veseli: Nëse doni zgjedhje, shkojmë nesër

Aktuale April 25, 2018 - 15:15
Lexo detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se arsyeja pse partia e tij mori pjesë në tryezën e thirrur nga LDK-ja, është sepse ata nuk e shohin si garë situatën politike në vend, raporton "Zeri.info".

"Ne sot jemi përgjigjur ftesës së LDK-së vetëm për të dëshmuar që nuk është garë mes nesh, nëse dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje shkojmë nesër. Të ulemi bashkë për preokupimet e qytetarëve tanë dhe kjo është platforma për integrim evropian", theksoi Veseli në konferencën "Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Integrimi Evropian.

Kujtojmë se kjo anëtarë nga kjo parti gjatë ditës së djeshme janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë tryezë, por sot i janë bashkangjitur asaj. /Zëri/