Hapet panairi i bizneseve shqiptare në Vjenë

Aktuale April 21, 2018 - 16:53
Lexo detajet

Klinika Onkologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka përfituar donacion mbi një milion euro nga Fondacioni Project Hope.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka përfituar donacionin e radhës nga fondacioni Project Hope, kontigjent ky që përfshin barna kemoterapeutike dedikuar për Klinikën e Onkologjisë mjekësore në QKUK”, njoftohet nga faqja e QKUK-së në Facebook.

“Vlera monetare e donacionit të dedikuar për Klinikën e Onkologjisë mjekësore është 1,067,448.49”.

“Në emër të gjithë profesionistëve shëndetësor të SHSKUK dhe pacientëve tanë që trajtohen në Onkologji, falënderojmë fondacionin Project HOPE dhe stafin e përkushtuar të këtij fondacioni për donacionin e dhuruar”.