'Vitin e Ri do ta festojmë me viza'

Aktuale April 20, 2018 - 14:57
Lexo detajet

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka u shpreh optimist sot në Kuvendin e Kosovës, sa i përket liberalizmin të vizave, ai madje tha se jam 99% i sigurt që qytetarët do të pajisen sivjet me viza, raporton ‘Zëri.info”.

“Unë jam 99% i sigurt që qytetarët e Kosovës me rastin e Krishtlindjeve dhe për Vit të Ri do të udhëtojnë në Evropë pa viza. Do të bëhet liberalizimi i vizave, jo sepse ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për këtë proces por sepse BE-ja nuk do që ne të jemi të izoluar. Prandaj shpresoj që Vitin e Ri ta festojmë së bashku me këtë qeveri  me viza”, tha Zeka sot në seancën plenare të Kuvendit.

LEXO EDHE: 'Revoltohet’ Ilir Deda, akuzon Qeverinë dhe presidentin Thaçi

Zeka madje tha se edhe  deputeti Glauk Konjuca na dha shpresë që kjo qeveri do të vazhdoj, dhe nuk do të rrëzohet nga opozita sepse tha “kjo qeveri edhe vitin e ardhëshëm do të vazhdojë kështu me të njëjtat probleme”./ZERI