Vjen dhe “reagimi” i Anton Qunit për marrëveshjen ndërmjet Gazmend Muhaxherit dhe Xhavit Halitit

Aktuale April 19, 2018 - 20:40

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni nuk ka dashur të komentojë koalicionin e arritur në Pejë mes partisë së tij dhe PDK-së, të nënshkruar nga Gazmend Muhaxheri dhe Xhavit Haliti.

Me këtë të fundit, Quni, para pak ditësh kishte pasur një përplasje verbale në Kuvendin e Kosovës rreth një shume të përfolur prej 8 milionë markash, që sipas tij, Haliti i kishte marrë nga ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë në ekzil, Ahmet Krasniqi, i vrarë në vitin 1998 në Tiranë.

Sidoqoftë, i kontaktuar nga “Gazeta Blic” rreth koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Pejë, ai u përgjigj shkurt se ‘nuk është i informuar rreth kësaj marrëveshje’.

E painformuar, për këtë marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së, është shprehur edhe deputetja Besa Gaxherri.

Ajo, për “Gazeta Blic”, tha se lajmin për këtë marrëveshje e ka kuptuar nga mediat.

Po ashtu, ajo ka deklaruar se LDK do të mblidhet për të diskutuar rreth këtij koalicioni.