Seancë e jashtëzakonshme nesër për raportin e BE-së

Aktuale April 19, 2018 - 18:21
Lexo detajet

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha se seanca e jashtëzakonshme për raportin e progresit është vendosur të mbahet nesër.

“Para dy ditësh ne si grup parlamentar me mbështetje të LDK-së dhe Grupit të Pavarur kemi proceduar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për raportin e progresit. Kjo seancë do të mbahet nesër në ora 10:00, ashtu siç kemi kërkuar”.

“Ky raport evidenton probleme të mëdha për vendin tonë. Është e rëndësishme që nesër të diskutohet për këtë raport. U vendos që seanca e mbetur do të vazhdojë me datë 26, ku ka 3 interpelanca për kryeminstrin Haradinaj. Gjithashtu është vendosur që me 3 maj të ketë një seancë tjetër me kërkesën për formimin e Komisionit për Shpenzimet e Presidencës dhe disa pika tjera”, tha ajo.