Hashim Thaçi do t'i udhëheq bisedimet me Serbinë
Aktuale
April 19, 2018 - 14:02
Lexo detajet
Platforma për finalizimin e dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin Qeveria e Kosovës, të enjten, e ka miratuar dhe dërguar në Kuvend, e autorizon Presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të delegacionit negociator në bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve të dala nga konflikti i vitit 1998/99.
Delegacioni kosovar, sipas kësaj platforme, do të përbëjë edhe nga një përfaqësues nga të gjitha partitë politike.
Dokumenti, i siguruar nga Radio Evropa e Lirë, thekson se dialogu duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjore ndërkombëtare përmes së cilës duhet të bëhet njohja reciproke e Kosovës dhe e Serbisë.
E më pas, marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend të Kosovës, si autoritet suprem.