'Kompanitë që shesin mish të prishur, vazhdojnë të punojnë pa problem'

Aktuale April 18, 2018 - 12:08
Lexo detajet

Deputeti nga PDK-ja, Andin Hoti në debatin parlamentar për mishin e prishur në Kuvend, ka thënë që kompanitë që u është gjetur mishi i prishur po vazhdojnë të operojnë pa problem në Kosovë raporton “Zëri.info”.

“Kompanitë të cilat ju kanë gjetur mish të prishur dhe që shesin pa problem vazhdojnë të operojnë pa problem edhe më tutje, e kjo tregon fuqinë politike që kanë ato te ne. Me rastin e fundit dhe raste të tjera të ushqimit po dëmtohen rëndë edhe kompanitë të cilat punojnë ndershëm”, tha ai.

Më këtë rast Hoti ftoi institucionet e Kosovës , që të angazhohen më shumë në këtë fushë, me qëllim që të parandalohen skandale të tilla në të ardhmen./ZERI