Arsyeja pse Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Aktuale April 18, 2018 - 08:15
Lexo detajet

Politika e jashtme e Bashkimit Evropian ishte temë e ligjëratës së profesorit francez të marrëdhënieve ndërkombëtare, Frederic Charillon.

Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ai ka shpjeguar dy metodat se si BE-ja mund t’i qaset Kosovës, duke ditur se pesë shtete të këtij unioni nuk e njohin ende atë.

Njëra metodë, sipas Charillon, i cili ligjëron në disa universitete të Parisit, është nxitja e këtyre shteteve që të njohin Pavarësinë e Kosovës. Por mungesa e një politike të unifikuar të jashtme nga ana e BE-së, sipas tij, e bën të vështirë arritjen e qëllimit përmes kësaj metode, shkruan Express.

Teksa ka folur për arsyet e mosnjohjes së Kosovës nga Spanja, ka thënë se kjo lidhet me efektet që do të kishte një vendim i tillë në çështjet e brendshme të këtij shteti.