Brovina: Ministri i ri do t’i lëviz gjërat në funksionimin e SISH’it

Aktuale April 17, 2018 - 19:54
Lajmet

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina theksoi se nga Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se SISH-i nuk ka qenë funksional. Megjithatë, ajo ka shprehur optimizmin e saj se me punët që ka filluar t’i ndërmarr ministri i ri, do të ketë lëvizje në këtë drejtim.

“Fatkeqësisht auditimi vërteton se SISH-i nuk ka qenë plotësisht funksional dhe nuk ka qenë plotësisht efektiv në planin e implementimit deri në vitin 2014. Deri në 30 për qind të përfshirjes nuk ka arritur të implementohet. Kjo ngecje ka shkaktuar edhe mos zhvillimin e implementimit të SISH-it të fondit të sigurimeve shëndetësore, që do të thotë që ka munguar parakushti për funksionimin e këtij projekti”, tha ajo.

Brovina tha se mungesa e SISH-it nuk është pengesë për realizimin e sigurimeve shëndetësore, pasi mund të fillojnë me sigurimin e fondit, ose edhe vet Qeveria të ndajë mjete për fondin sepse kështu është vepruar edhe tek shtetet tjera.
Mirëpo, sipas deputetes Brovina, sigurimet shëndetësore nuk mund të jepen pa pasur protokolle.

Por, sipas saj, nëse presin deri në përfundim të protokolleve, atëherë mund të vonohen në sigurimin shëndetësor.