Xhavit Haliti: Keni 15 vite që më shani

Aktuale April 17, 2018 - 13:52
''Shpërthen'' Xhavit Haliti

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, kanë kritikuar gjuhën e përdorur në Kuvend sot me të filluar seanca, nga nën kryetari Xhavit Haliti, dhe deputeti Anton Quni raporton “Zëri.info”.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i ka kërkuar të gjithë deputetëve që të përmbahen në gjuhën që përdorin në Kuvend.

“Ky debat është i panevojshëm, i lus të gjithë deputetët që të përmbahen nga gjuha që po bëhet. Nuk është duke ndodh asnjë proces i rregullt në këtë Kuvend, çka është ky Kuvend kështu çka po ndodh kështu?”, ka pyetur Hoti.

LEXO EDHE: Vuçiq: Nuk kam qeshur që prej arrestimit të Gjuriqit, nuk fjeta fare para takimit me Merkel

Me këtë rast ka reaguar nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, njëherësh edhe kryesues i seancës së sotme duke thënë që përderisa e kanë sharë që 15 vite, ai tani ka vendosur të reagoj “Edhe unë kam pak gjak, keni 15 vjet që me shani dhe asnjëherë nuk kam reagua”, ka theksuar Haliti./ZERI