Deputetja e Vetëvendosjes - Kadri Veselit: Gazin në gojë ta kisha shti

Aktuale April 16, 2018 - 17:38
Ja cila deputete e thotë këtë!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka kritikuar ashpër kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin për sharjen që ky i fundit i kishte bërë deputetit, Xhelal Sveçlën me rastin e ratifikimit të Demarkacionit.

Millaku i ka thënë Veselit se nuk e ka dëgjuar atë ditë duke sharë se do kalonte ndryshe, transmeton zeri.info.

LEXO EDHE: PDK nuk e voton formimin e komisionit hetimor për dëbimin e gylenistëve

“Nuk i ke marr votat me na i sha robtë këtu. Shyqyr që nuk të kam dëgju atë ditë se qat gaz në gojë ta kisha shti”, i ka thënë Millaku kryetarit të Kuvendit.

Përndryshe, Veseli në seancën kur është votuar demarkacioni me Malin e Zi e ka sharë deputetin Sveçla pasi kishte hedhur gaz lotsjellës për të tretën herë në atë seancë. /Zëri/