Tre muaj pas vrasjes së Ivanoviqit, shfaqen grafite në Mitrovicë (FOTO)

Aktuale April 16, 2018 - 11:13
Pamje nga Mitrovica

Kanë kaluar tre muaj që nga vrasja e udhëheqësit të Iniciativës Qytetare "Liri, Demokraci, Drejtësi", Oliver Ivanoviq, transmeton "Zeri.info".

Në Mitrovicë në disa ndërtesa janë shfaqur grafite me portretin e Ivanoviqit, si një lloj paralajmërimi për prokurorinë që ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij.

Ivanoviq u vra më 16 janar përpara selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Ai u varros në Beograd dhe fajtorët ende nuk janë gjetur, raporton B92, transmeton zeri.info

Iniciativa Qytetare SDP gjithashtu rikujtoi se kanë kaluar tre muaj që nga vrasja e udhëheqësit të tyre Oliver Ivanoviq dhe se hetimi ende nuk ka dhënë ndonjë rezultat.

Ata thanë se pyesin çdo ditë organet kompetente se "kush e vrau Oliver Ivanoviqin, por nuk ka përgjigje, dhe nuk ka të dyshuar, as të ndaluar", përcjell "Zeri.info".

"Rastin Ivanoviq e mori Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila nganjëherë deklaron vetëm se janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit. Dhe çfarë po bëhet kur nuk ka rezultat, le të themi asgjë," thuhet në deklaratë.

Kjo Iniciativë Qytetare nesër do të fillojnë me peticionin në zonën e këmbësorëve ose rrugën e Sutjeskës, ku u vra Ivanoviq, të merr emrin e tij./Zeri

Image

Image

Image

Image

Image