Pacolli tregon se a do të ketë liberalizim të vizave këtë vit

Aktuale April 12, 2018 - 13:23
Lexo detajet

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka vërë të ditur se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave, raporton "Zëri.info".

"Tash u ktheva nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropianë bashkë me zyrtarët e BE-së. Nga mbledhja pamë që nuk do te ketë liberalizim të vizave këtë vit. Kjo është një gjë e sigurt pasi që Kosova nuk ka bërë asnjë hap drejt Integrimit Evropian", ka thënë Pacolli.

Ajo ka kritikuar shefin e Agjencisë kundërkorrupsion i cili gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se është mirë të fshihen të ardhurat e deputetëve për çështje të sigurisë së tyre, raporton tutje "Zëri.info".

"Dje drejtori i Agjencisë Kundërkorrupsion ka propozuar që të fshihen të ardhurat e deputetëve për çështje të sigurisë. Është një deklaratë skandaloze nga ai", ka thënë tutje ajo.

Po ashtu, Pacolli ka akuzuar edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike pasi që sipas saj janë lehtë të manipulueshëm.

"Në ndërmarrje publike janë emëruar njerëz lehtë të manipulueshëm dhe kësisoj po ka edhe korrupsion dhe mosfunksionim të duhur të këtyre ndërmarrjeve", ka thënë tutje Pacolli.

Për fund ajo ka thënë që gjithë deklaratat nga qeveritarët nuk kanë të sinqerta por vetëm për tu hedhur pluhur qytetarëve.

"Çka do që qeveritarët thonë për korrupsionin dhe liberalizimin e vizave është vetëm hedhje pluhur syve qytetarëve", ka përfunduar Pacolli. /ZËRI/