Ish-shefi i Shërbimit Informativ në Shqipëri: Erdogan kishte sajuar grusht shtetin

Aktuale April 12, 2018 - 13:00
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Ushtrisë së Shqipërisë, Ylli Zyla, i ka thënë televizionit Ora News se ka dyshime që grushti i shtetit në Turqi të jetë bërë nga ushtria sepse, sipas tij po të ishte kështu, puçi do të ishte i suksesshëm.

“Në rastin e grushtit të shtetit, unë nuk mendoj se ishte një grusht shteti i stisur. Kur flasim për shtetin turk, flasim për një vend perandorak. Në rast se do të organizohej një grusht shteti nga ushtria, do të ishte i suksesshëm. Kontrollin civil mbi ushtrinë, Erdogan e ka bërë në mënyrë tinëzare”, ka thënë ai.

“Evropa ishte e ndjeshme ndaj kontrollit civil të ushtrisë. Unë aludoj se presidenti Erdogan mund ta ketë sajuar këtë grusht shteti. Në rast se ata e kishin ndarë mendjen për grusht shtetit, viktimat do të ishin shumë të mëdha. Do të thotë se nuk ishte organizim”, thotë Zyla.

Grusht shteti në Turqi, që ndodhi më 15 korrik 2016, la rreth 250 viktima dhe Erdogan fajësoi lëvizjen e Fetullah Gulenit, prentedime që nuk u vërtetuan asnjëherë.
Pas puçit, Erdogan shtërngoi kontrollin e ashpër mbi institucionet turke duke arrestuar deri në 150 mijë njerëz.